DETAJE/ Kjo është 40 vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti në Memaliaj!
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Memaliaj ku humbi jetën një grua 40-vjeç dhe u plagosë 3 të tjerë.
Në foton e siguruar nga Replikë janë burrë e grua, Dhoksi Mango, 40 vjeç, që humbi jetën pasi nuk mund t’i mbijetojë dot plagëve të marra, dhe Ledian Ibrahimi, i cili ndodhet në spitalin e Gjirokastrës në lnë gjendje të rëndë.
Makina e tyre u përplas kokë më kokë, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e njërit prej mjeteve në rrugë.
Lagështia në rrugë dhe shiu i rrëmbyer ka vështirësuar manovrimin për mjetin “Ford” ku gjendej 40-vjeçarja që ka humbur jetën.