Detaje/ Dy motrat shqiptare ranë nga lartësia, fëmijët ….

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Itali, ku dy motrat me origjinë shqiptare hodhën nga kati i katërt i pallatit ku jetonin.

Sipas mediave italiane mësohet se fëmijët kanë qenë brenda në banesë në momentin kur ka ndodhur ngjarja ndërsa bëhet me dije se ka qenë frika se mund t’i hiqnin kujdestarinë e fëmijëve arsyeja që ka çuar 30-vjeçaren në ndërmarrjen e aktit ekstrem. Motra e saj ka tentuar që t’i vijë në ndihmë por fatkeqsisht ka rënë edhe ajo nga lartësia dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Gjithashtu mësohet se e reja ishte ndarë prej disa kohësh nga i shoqi, dhe prej kohësh ishte viktimë e abuzimit.

Tragjedia vjen vetëm disa ditë pasi ishte caktuar seanca e radhës për kujdestarinë e fëmijëve.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë.