DETAJE/ Arrestimi i Beqajt për abuzime me fondet e SASPAC, u lëshuan 5 masa sigurie nga SPAK, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ndërkaq bëhet me dije se SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’ dhe 2 ‘arrest shtëpie’.

Po ashtu është urdhëruar nga ana e SPAK dhe kontrolle në dy banesa. Beqaj u arrestua për abuzime me fondet e SASPAC.

 

SPAK vendosi ish-ministrin nën akuzë më 18 mars, 2024, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore. Ish-ministri socialist i Shëndetësisë, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në SPAK