Dështon trafiku i shqiptarëve me jaht nga Franca në Angli, 7 të arrestuar
Shtatë persona janë arrestuar pasi një jaht që mbante migrantë të dyshuar u ndalua në Kanalin Anglez.
Anija, e cila vinte nga Franca veriore, u gjet nga një anije e Forcave Kufitare pranë Ishullit Wight të dielën pasdite, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).
Ekuipazhi i saj, dy burra ukrainas të moshës 43 dhe 37 vjeç, u arrestuan me dyshimin për lehtësim të imigracionit të paligjshëm.
Pesë pasagjerë – katër shqiptarë dhe një shtetas vietnamez – u ndaluan gjithashtu sipas ligjeve të imigracionit.
Oficeri i Lartë Hetues Julian Harriman tha: “Ky operacion ishte pjesë e një hetimi të vazhdueshëm të NCA-së të udhëhequr së bashku me autoritetet gjyqësore franceze dhe Xhandarmërinë Kombëtare.
“Luftimi i bandave që kontrabandojnë njerëz mbetet një përparësi si për Francën ashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar.”
Shtatë të dyshuarit mbeten në paraburgim. Anija u dërgua në Marinën e Gosport.