Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentares së Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryeparlamentare e re të Parlamentit, por për të katërtën herë ka dështuar të marrë votat e duhura.

Të pranishëm në sallë ishin 118 deputetë. Për Haxhiun votuan vetëm 57 deputetë, kundër ishin 48 deputetë dhe tre deputetë abstenuan.

Seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orësh.