Dështon atentati ndaj Gjon Nikës në Shkodër, plumbat kapin kunatin! I riu student i Akademisë së Sigurisë

Ka dështuar atentati ndaj Gjon Nikës në Grudë të Re të Shkodrës. Autorët kanë hapur zjarr ndaj tij, por plumbat kanë kapur kunatin, 28-vjeçarin Gjergj Ndërshtiqaj.

Ky i fundit student i Akademisë së Sigurisë.

Pas ngjarjes autorët kanë djegur automjetin tip “Renault” dhe kanë humbur gjurmët. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli.

Në ndihmë të Policisë së Shkodrës kanë mbërritur dhe efektivët e repartit RENEA. Ndërkohë drejt Shkodrës është nisur dhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku.

 

SHKODËR– Gjergj Ndershtiqaj, i cili mbeti i plagosur këtë të martë në fshatin Grudë e Re në Shkodër është vëllai i drejtorit rajonal të Drejtorisë Rajonale të Sherbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, Marjan Ndershtiqaj. 28-vjeçari nuk ishte ”shënjestër” e sulmit, por kunati i tij Gjon Nika. Të dy kanë marrë nga dy plumba, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autorët, të cilët dyshohet të kenë qenë tre janë larguar dhe kanë humbur gjurmët. RENEA ka blinduar zonën ku ndodhi ngjarja dhe ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.