Dështoi pasi u bllokua nga opozita, ja kur mblidhet komisioni i Reformës Zgjedhore

Mbledhja e orës 10:00 e Komisionit të Reformës Zgjedhore ka dështuar si pasojë e bllokimit nga opozita.

Pas disa minutash debate, mbledhja ka dështuar dhe anëtarët e PS, janë larguar.

News 24 mëson se komisioni do të mblidhet në orën 12:00 në versionin online.

Kujtojmë se deputetët e PD kërkojnë ribërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe që kryetar të jetë Oerd Bylykbashi si dhe të ketë një anëtarësi tjetër, kërkesë kjo që ende nuk është shqyrtuar.