Dështimi në Bruksel, “faji i Kosovës”! Rrezikon masa shtesë

Dështimi i takimit të 14 shtatorit iu faturua Kosovës, e sipas njohësve ndërkombëtarë e vendor të çështjeve politike, kjo mund të sjellë pasoja për vendin.

Ata i konsiderojnë si të larta gjasat për zbatimin e masave ndëshkuese shtesë, ç’ka sipas tyre, rrezikon ta dëmtojë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Daniel Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins”, shprehet se gjasat për masa shtesë ndaj Prishtinës janë të mëdha, edhe pse shton se ato do të ishin të pajustifikuara.

“Prishtina ka paraqitur një propozim të arsyeshëm që me sa duket nuk është diskutuar. BE-ja dhe Serbia duan të diskutojnë Asociacionin, pa marrë parasysh çështjet e rëndësishme për Kosovën. Kjo nuk do të funksionojë”, është shprehur Serwer për shtypin në Kosovë.

Politologu Dorajet Imeri ka shprehur shqetësimin se masat që mund t’i shtohen Kosovës do ta dëmtojnë pozitën e saj në arenën ndërkombëtare.

“Mundësia që të shtohen masat ndëshkuese në raport me atë se çfarë u tha nga këta zyrtarë është relativisht e lartë. Natyrisht që këto masa do të ndikojnë relativisht shumë në procesin e forcimit të subjektivitetit politik të Kosovës dhe mundësia që të dëmtojë, po ashtu, pozitën ndërkombëtare të Kosovës është relativisht e madhe”, ka thënë ai, duke shtuar se “Serbia arriti ta paraqesë Kosovën si palë që nuk është e gatshme për të prodhuar kompromis, duke e kthyer kështu Asociacionin si pikën kyç për zbatimin e marrëveshjes”.

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 13 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.4 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *