Dëshmia e plotë e “Krymit”: Kë vrava dhe kush tentoi të më vriste! Çfarë më thanë Plarent Dervishi në SKY ECC dhe ‘Miri i Pojës’

Gjykata e Posaçme ka vijuar sot me dëgjimin e dëshmisë së Erjon Alibej, i cili është bashkëpunëtor i drejtësisë në çështjen “Plumbi i artë”. Para tij kishte dëshmuar edhe i penduari Nuredin Dumani.

Në seancën e kaluar, Alibej tregoi për masakrën e Bradasheshit që ndodhi më 29 dhjetor 2018 në Elbasan, ku mbeti i vrarë vëllai i tij Endrit Alibej, xhaxhai dhe një mik turk. Sot, ai tregoi se ku ishin gjetur armët që përdoreshin për vrasje – duke përfshirë edhe një hoxhë që i trafikonte ato.

Ai zbuloi gjithashtu se kishte lidhje të vazhdueshme me Nuredin Dumanin, të cilin e financonte deri në 150 mijë euro për atentate. Në dëshminë e tij përmendi edhe një bisedë sekrete në aplikacionin e koduar SKY ECC me Plarent Dervishin, kunatin e Lulzim Berishës (kreu i bandës së Durrësit), i cili u ekstradua nga Dubai vitin e kaluar.

Sipas Alibejt, pas masakrës së Bradasheshit qëndronte Talo Çela, bashkë me vëllezërit Haxhia dhe Dorjan Shkozën. Ai dyshon se këta persona janë paguar nga banda e Çopjave në Elbasan, por edhe nga Suel Çela.

Një moment i veçantë në dëshminë e tij ishte kur tha se Mikael Qosja kishte ofruar 2 milionë euro për ta vrarë vetë atë (Erjon Alibej), por Dumani kishte kërkuar që gjysma e parave t’i jepej menjëherë dhe që Qosja të nxirrte në pritë Talo Çelën.

Ai tregoi edhe se si kishte falur gjakun e vëllait të tij për Nuredin Dumanin, me qëllim që të bashkëpunonin për t’u hakmarrë kundër atyre që mendonin se kishin vrarë familjarët e tij.

Alibej rrëfeu se kishte blerë një makinë për një atentat të planifikuar ndaj Besmir Haxhisë dhe Altin Ndocit, të cilët dyshonte se ishin të përfshirë në vrasjen e vëllait. Por gjatë atentatit, Ndoci kishte zbritur nga makina dhe grupi qëlloi duke menduar se brenda ishin Besmiri dhe Ndoci. Gjatë sulmit u plagos aksidentalisht edhe një prej pjesëtarëve të grupit, Klevis Alla, i cili më vonë u bë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Alibej përmendi edhe një person tjetër, “Miri i Pojes” (dyshohet të jetë Fatmir Troplini), që i kishte thënë se nipi i tij (Klevis Alla) kishte filluar të fliste pasi ishte arrestuar.

Ai tregoi për përdorimin e platformave të koduara dhe fjalëkalimet që përdorte, si dhe këmbënguljen për të eliminuar Besmir Haxhinë, që sipas tij ishte i përfshirë në atentatin e vitit 2018.

Në fund, Alibej tregoi se si kishin zbuluar një vend ku fshihej Talo Çela, por ky i fundit arriti t’ju shpëtonte. Po ashtu, rrëfeu se kishte mësuar për një person të quajtur Regis Runaj, që jetonte afër familjes së tij dhe u jepte informacion kundërshtarëve për lëvizjet e vëllait të tij dhe të familjarëve të tjerë.

Dëshmia e plotë:

Për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kam dhënë Nuredinit 2 kallashë dhe 1 pistoletë mesa kujtoj, ça më kërkonte ja jepja. Armët ja dhashë bashk me makinën, plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin. Doli shpejt në TV lajmi që e mora vesh, edhe në lajme që u gjet e braktisur “Tojota”, i thashë Nuredinit pse shenja gjaku në makinë, më tha kemi gjujt me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmbë “kusho”. Pastaj u shoqëru “nipi” në polici dhe Nuredini më tha “më duket se ky po flet” dhe sa mora vesh e kishte marrë vesh nga komshijtë, nga “Miri Pojës”, që Nuredini e kishte mik.Viktor Haxhia ka qenë rastësisht aty, në makinë ka qenë dhe Altin Ndoci, por ka zbritur rrugës, se ai ishte objektiv, ata nuk e kanë ditur që ishte Viktori në makinë, kanë menduar se është Altin Ndoci”.

“Diskutoja me Nuredinin për varrimin e vëllezërve Haxhia, pasi mund ta ekzekutonin Altin Ndocin edhe ditën e varrimit, un isha pro, por nuk u arrit pasi ai nuk shkoi në varrim. Kam pasur dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit ke nevojë për disa veshje si të OFL-së? Më tha po dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë dhe ja kam dhënë Nuredinit, jelek dhe kambale, me mbishkrimin OFL, janë bërë në Kosovë veshjet, un i mora në Kukës”,

“Pas vrasjes së vëllezërve mora vesh që Talo ksihte qëndruar tek shtepia e Haxhiajve, kur mësova në TV që Klevis Alla po nxirrte emra. Nuredini në këtë kohë u shkëput dhe bashkë me familjen e tij rrinte në Spille, tek vjehrra, ai s’e dinte nëse po flitej për të, pasi i shkoi dhe policia në banesë, por ai kishte ik, flisja gjithë kohës me të në Sky ECC”,

“Makinën “Tojota” ja kam blerë Alban Qerosit, kështu i thërrasin, ky rri në Bruksel, ka qenë shok dhe ortak i Endritit në narkotrafik, makinat ishin në Shijak, kishte 2 makina madje, un në Sky Ecc kam pas kodin “Lizz” dhe “Kumi”, kurse në Enkrochat e kam pas “Noku”,

“Unë rrija në shtëpi por vinin me takonin miq e shokë, kanë ardhur edhe policë, si Leonard Palushi, Arjan Spahiu ka qenë në dijeni të planeve tona dhe më ka ndihmuar nga ana monetare, Arjani fliste dhe me “fat katnarin”, ky kishte informacion mbi personat që më goditën familjen.”

“Klevis Allën s’e kam takuar asnjëherë, në këtë periudhë Nuredini s’po e merrte vesh nëse ky kishte folur për atë apo jo, pas vrasjes së vëllezërve Haxhia kam dalë nga shtëpia, kam shkuar në prokurori, me ka thirrur prokurori Ritvan Suka, më pyeti në lidhje me gjërat që i kisha vënë në dispozicion, edhe në prokurori shkova me motor, si shpërndares picash, në atë kohë unë kisha për çështjen e Xhoni Rustas avokat Demir Çiftjan, prokurorit i thashë prapë janë këto ekzekutorët, prokurori kërkoi prej meje informacion, pasi kishte ndodhur një plagosje në Elbasan, një Kei Piu”.

“Dumani ishte shpërngulur në Spille dhe ishte në gjendje jo të mirë dhe vendosa t’i marrë në Elbasan. I kam blerë një shpi, e kam kompletu dhe para se ta shpërngulja familjen e tij, fillimisht ka ardhur Nuredini. I kam thënë Sandër Bahos dhe ka shku e ka marrë në dalje të autostradës dhe fillimisht Dumani ka nejt te shtëpia e Sandrit”.

“Morëm një info për Talo Çelën që strehohej të Abedin Mama. Për të shku deri atje te fshati, Nuredini është angazhu me çunat e Fushë-Krujës, njeri quhej Veri dhe tjetri Besi. Janë bërë veprime te pularia, kanë hy brenda për ta kap Talon dhe i iku. Janë kthy te shtepia e Sandër Bahos dhe çunat e Fushë-Krujës në vendin e vet”,

“Mbas disa kohësh që Nuredini ka nejt te shpia e Sandrit, e kam tërheq te shtëpia që kisha marrë. Nga fundi i prillit kam pas një djalë që quhej Endri Karaj dhe ka kërku të flas me mu. Dhe i shkruj në aplikacion dhe më thotë do të flasë me ty Xhuljan Hoxha dhe i them nuk jam në Shqipëri, po unë isha te shtëpia në Elbasan”

“Kam lidh kontakte me Xhuljan Hoxhën, ku më ka dërgu foto të këtyre. Dhe më thotë që Rigers Runaj i jep të gjitha informacionet, e ke afër shtëpisë. Dhe shumë pak kam bisedu dhe i thashë kur të vi në Shqipëri do të them që do të të takoj fizikisht”

“Nuredini lidhi kontakt me Mikael Qosen gjate kohës që ishte në shtëpinë time. Ai i dërgon Nuredinit një foto ku ishte një tavolinë e madhe me shumë euro. Aty ishte shkruar pseudonimin “krymi”. Ke 2 mln euro i thotë. Në tavolinë kishte me shkrim dore datë, orë dhe vite. Viti 2020. Sipas Nuredinit, i thotë unë dua gjysmat e lekëve dhe i formacion. Por ti do më japësh Talo Çelën. Ai i ka thënë vrit Erjonin dhe më pas të nxjerr unë Talo Çelën. Bëhej informator me të gjithë kundrejt pagesës.Nuredini ka qëndruar disa ditë te shtepia ime dhe kemi fol për ngjarjet. Ka qenë kohë Covid-i, doja të lidhte kontakt Nuredini dhe Dashnor Dumani dhe kam dërgu nje aplikacion Sky ECC që të fliste. Atje rrinte me një shok të Nuredinit në Gjermani dhe i ka shpejgu se ça ka ndodh me vrasjen e Endirit dhe xhaxhait.Lidhim më pas kontakt me Mikael Qosjen nëpërmjet Elio Bitrit, i cili bëhej informator me të gjitha grupet që paguanin. Dhe Dumani i thotë që jam unë pas vrasjes në Durrës, Mikaeli i dërgon një foto, ishte një tavolinë e madhe, ishin shumë euro.Kemi 2 mln euro me vra Erjon Alibej. Ka qenë edhe një shkrim dore ku shkruhej datë, muaj, orë.Sipas Nuredinit, edhe i thotë un du gjysmën e lekëve dhe Talo Çelën si këmbim. Dhe Mikaeli i thotë, ti vrit Erjonin dhe të jap unë Talon. Mikael Qosja i thotë Nuredinit ‘pushka top t’u beftë’ dhe aty ishte biseda e fundit. Mbaj mend që ka pas një foto të flamurit kanadez, po nuk mbaj mend emrin”.

“Në atë periudhë po interesoheshim edhe për Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës. Këtë si punë e mori Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase. Nuk u realizu për arsye që nuk e di. Gjatë kohës më pas vendosëm për Emiljanon Ramazanin. Për Ramazanin kishim informator përveç Nuredinit, kisha edhe Elio Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën.Arsyeja ishte Emiljano Ramazani, ishte aktiv nga grupi Çopja dhe Bujar Cela. Janë bërë disa herë raste dhe nuk është arritur ekzekutimi, na ka shpetu. E dinim që Emiljano shkonte në palestër. Vonohet shumë edhe te palestra dhe përsëri tërhiqen. Ditën e vrasjes sapo doli nga plaestra, informator kisha. Henrik Hoxhaj ishte në timon dhe Skerdi Tase ekzekutor dhe e pritën në rrugë kryesore, pranë pallatit që do futej Emiljano Ramazanit.Sa ka ardhur Ramazani, ka zbritur Skerdi me TT. Pas vrasjes ka djegur makinën në dalje të Elbasanit dhe armën donim ta çonim në shtëpinë e Bujar Çelës”.

Nuredin Dumani më thotë armën e krimit të vrasjes së Emiljano Ramazanit t’ia lëmë Seit Manahasas. Kjo për shkak se kur është vrarë Andi Zylyfi, kanë qenë të shoqëruar në polici Seiti dhe Dashnor Dumani. Klevis Kapllanaj ka shkuar ka marrë armën afër shpisë së Bujarit dhe e ka çu te Seiti, buzë autostradës. Kishte kërkuar për këtë gjë 8 mijë euro. Kur është vendosur arma i kam thënë Bujar Germizit dhe i kam thënë t’i themi Leonard Palushit dhe shko takoje. Ka shku Bujari dhe ka taku Leonardin dhe e kanë vënë në dijeni për rastin. Leonard Palushi ka bërë veprimet në policinë e Elbasanit dhe ka gjet armën”,

“Xhuljano Hoxha ishte në polici për t’u marrë në pyetje. Motra e Regis Runaj është sekretare e Pajtime Fetahut, ishte në polici dhe i thotë Xhuljano Hoxha, të fala ke nga Keli, sa lekë do, hap gojën dhe trego. Agim Lleshi punonjes i policisë Elbasan i them unë se ishte e pranishme motra e Rigers Runajt”

Leonard Palushi, isha gati për t’i thënë info për Talo Çela. E thërras dhe i them Palushit dhe bëjnë operacionin, kam pas vetëm komunikime në telefona normal, ose Signal, ose Whatsapp. Me vjen në mëngjes mesazhi nga Palushi dhe më thotë: “Vëlla, e kryva”. Dhe i them unë, kë, Talon? Jo, më thotë, Ervis Dakën dhe pashë në televizor që kishin kapur armë dhe municione. Dhe kisha info që po përgatiteshin për sulm ndaj familjarëve të mi”,