Dëshmia e Dumanit, Lala: Shqetësuese që në gjykata janë përdorur akt-ekspertime të rreme, të hetohen…
Dëshmia në gjykatë e Nuredin Dumanit ka rihapur një debat shumë të madh në lidhje me vendimet që jep drejtësia për lirimin e tyre dhe me pagesat që mund të bëhen në këtë drejtim.
Gazetarja Klodiana Lala ka pranuar se shpesh akt-eksperticzat mjekësore janë të rreme ose të falsifikuara, diçka për të cilën duhet hetuar.
“Nuredin Dumani ka ngritur pretendimet se ka pasur ndërhyrje për t’u liruar nga burgu një person me lidhje krushqie me ish-ministrin e Mbrojtjes, Vasil Naçi. Probleme është që shpesh janë përdorur në Gjykatat shqiptare akt-ekspertiza me të dhëna të rreme ose të falsifikuara nga mjekë të papërgjegjshëm apo ekspert të mjekësisë ligjore të cilët kanë liruar nga burgu. Gëzim Çela “baroni i drogës”është liruar nga burgu se i dhimbte gjuri” tha Lala.