Janë zbardhur detajet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një 71 vjeçar ka tentuar të përdhunojë vajzën e mitur. Një banore e fshatit ka shpëtuar 8 vjeçaren nga duart e manjakut. Ajo ka deklaruar në polici, se rreth orës 13:30 pa nga larg një skenë të sikletshme.
I moshuari, Pëllumb Lamçe, ka shkuar te këndi i lojërave në shkollën e fshatit dhe ka marrë me vete edhe vajzën e vogël.
“Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt. Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysëm të zhveshur edhe vajzën gjithashtu. Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë,vajza është shumë mirë, por ka pësuar traumë nga ngjarja”, u shpreh banorja.
Në Sheqeras jeton edhe 9 vjeçarja sëbashku me familjen dhe vëllain 4 vjeçar. Familja e 9 vjeçares jeton në kushte shumë të vështira ekonomike dhe të ardhurat e vetme janë përkrahja sociale që jep shteti.
Babai i 9 vjeçares nuk ka pranuar të flasë për mediat por të vetmen fjalë që tha ishte se gjithçka e ka lënë në dorë të policisë dhe prokurorisë.Familja e 9 vjeçares jeton shumë pranë shkollës të fshatit Sheqeras dhe si çdo ditë edhe një ditë më parë, vajza ka qenë duke luajtur në këndin e lojrave të shkollës kur është përballur me 71 vjeçarin që për banorët e Sheqerasit ka probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka tronditur banorët e këtij fshati, por askush nuk komentonte ngjarjen e rëndë të një dite më parë.Ky është rasti i 4-ët i ngacmimeve seksuale në Qarkun e Korçës, tre prej të cilëve janë në Devoll. Në dy raste ai i ngacmimit të një 20 vjeçarjeje dhe ky i 9 vjeçares janë kryer nga persona me probleme të shëndetit mendor.