Gjesti, një nga ish- banorët e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova 3, ka ndarë një rrëfim prekës dhe të sinqertë për jetën e tij të kaluar, duke bërë publike disa momente të vështira dhe vendimet që kanë formësuar karakterin e tij.
Ai filloi rrëfimin duke folur për vendimin për të lënë shkollën, duke theksuar se gjithë vëmendjen dhe pasionin e tij e kishte përqendruar te muzika.
“Jam kanë shumë hiperaktiv, kam bërë çka kam dashtë. Nuk ma dashtë shkollën kurrë, klasën e tetë e kam përsëritur sepse nuk kam mësuar. Kam vazhduar deri në të mesmen, deri në të 10-tën, por më pas e kam lënë. Nuk isha i fokusuar në shkollë,” u shpreh Gjesti.
Ai shtoi se rruga dhe përvoja personale e kanë mësuar disa mësime jetësore të rëndësishme.
“Gjithmonë e kam pas mendjen në muzikë dhe e kam ditur që shumë mirë do ta bëj. Rruga më ka mësuar shumë gjëra: mos me qenë njeri i keq, mos me shit shoqërinë, që s’bën me vjedh dhe mos me u rreh.”
Ndër të tjera, Gjesti pranoi se ka pasur periudha të errëta në jetën e tij, të cilat ndikuan në marrëdhënien me familjen.
“Kam bërë gjëra të këqija, të tepruara, që e kam idhnuar familjen. Deri në moshën 17 vjeçare, kam pirë hashish.”
Rrëfimi i tij është pritur me shumë emocione, duke dhënë një mesazh të fuqishëm për të rinjtë mbi rëndësinë e marrjes së vendimeve të përgjegjshme dhe fuqinë e ndryshimit përmes pasionit dhe vullnetit.