Dërgoi në prokurori deputetin socialist për pronat e ushtrisë, Meçollari: Kam besim te SPAK

Ish-komandant i Forcës Detare Artur Meçollari ishte sot i pranishëm në SPAK në lidhje me padinë ndaj ish-gjeneralit, sot deputet i PS-së Bardhyl Kollçaku.

Pas daljes së tij nga SPAK ai është ndalur sot për një prononcim për mediat. Meçollari tha se padia ishte bërë me akuzën për shpërdorim detyre.

“I kam akuzuar për shpërdorim detyre. Kam besim te SPAK. Po mos të kisha besim, s’do e bëja kallëzimin”, tha ai.