Derbi i kryeqytetit luhet në Durrës, agjenda e javës së 23-të në Superligë

Superliga shqiptare e futbollit është në javën e 23-të. Tanimë është mësuar edhe agjenda e ndeshjeve, me këtë raund që është ndarë në dy ditë. Të shtunë dhe të diel do luhen pesë ndeshjet e radhës, ku spikat derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit, që do zhvillohet në Durrës.

Gjithçka nis të shtunë në orën 13:30 në Rrogozhinë, ku kryesuesit e Egnatias presin Laçin. Në orën 17:00 Vllaznia luan me Teutën në “Loro Boriçi”, ndërsa në po të njëjtin orar në “Niko Dovana” të Durrësit luhet Dinamo – Partizani, një nga derbit e kryeqytetit.

Të dielën luhen dy ndeshje. Në 13:30 Tirana pret Erzenin në “Air Albania”, ndërsa Skënderbeu dhe Kukësi dyluftojnë në Korçë në orërn 17:00.

Superliga, java 23-të:

E shtunë, 10 shkurt

13:30 Egnatia – Laçi

17:00 Vllaznia – Teuta

17:00 Dinamo – Partizani

E dielë, 11 shkurt

13:30 Tirana – Erzeni (Air Albania)

17:00 Skënderbeu – Kukësi

Renditja: