Deputeti i PS , Frrok Gjini përplaset me demokratët: O i vdekur o i gjallë futem në Parlament

Deputeti i mazhorancës, Frrok Gjini është përplasur me deputetët e PD, të cilët nuk po e lejonin që të futeshin brenda seancës plenare. Ashtu si në seancën e të hënës, edhe sot opozita nuk po lejon zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, pasi protestojnë për burgosjen e Ervin Salianjit.

Në një moment deputeti Frrok Gjini ka tentuar të futet ne Kuvend, por nuk e kanë lejuar. Ai dëgjohet të thotë në debat me Flamur Nokën: Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua, o i gjallë o i vdekur futem në Parlament.

Frrok Gjini: Mos më prek me dorë,

Falmur Noka: Hajde me mua

Frrok Gjini: O Flamur mos me prek me dorë

Flamur Noka: Kam dy orë që nuk me lënë mua