Deputeti Arbi Agalliu:S’punon pajisja e identifikimit elektronik në disa qendra votimi! S’besoj se është rastësi.

Deputeti i Partise Demokratike Arbi Agalliu ka thene nuk punon pajisja e identifikimit elektronik ne disa qendra votimi ku eshte ne avantazh PD-ja.

‘Qytetarët besoj se dot t’i japin mesazhin e duhur këtij regjimi. Jam këtu për të bërë denoncimin publik për mos funksionimin e shumë pajisjeve të identifikimit elektronik. Nisur nga fakti i bashkisë Finiq, ku mbi gjysmat e qendrave të votimit mbi të cilat kandidati i PD-së ka avantazh nuk punojnë pajisjet e verifikimit elektronik. Nuk besoj se është rastësi. Kemi kërkuar që të bëhet identifikimi në mënyrë manuale. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KQZ-në që ta shmangim këtë problem. Duan atë minojnë votën e shqiptarëve. Gjej momentin të bëj thirrje që qytetarët vlonjatë të dalin dhe të votojnë.’- tha Agalliu.