Deputetët e përjashtuar të opozitës paralajmëruan se do të jenë në Kuvend! Rama mbledh Grupin e PS-së, ja porositë për socialistët

Teksa deputetët e përjashtuar të opozitës paralajmëruan se do të jenë në Kuvend, Rama i kërkoi socialistëve që të respektojnë rregulloren dhe të mbajnë qëndrim të unifikuar.

“Ne vazhdojme te respektojme rregulloren, ata te vijojne punen e tyre. Per cdo situate te krijuar duhet qe PS te jete e unifikuar ne qëndrim”, iu është drejtuar Rama.

Pavarësisht se Parlamenti i ka përjashtuar për 10 ditë, 23 prej deputetëve të opozitës, këta të fundit kanë vendosur të shkojnë sot në Parlament.

Seanca e radhës është parashikuar për ditën e sotme në orën 17:00, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar siç thuhet në njoftim “në grup në seancë”.

Për shkak të bllokimit të seancës së shkuar parlamentare, çka detyruan kryeparlamentare ta ndërpresë seancën pa miratuar ligjet. Për këtë arsye, 23 deputetë të opozitës u përjashtuan nga seanca e fundit të Parlamentit. Me kërkesë të socialistë, midis deputetëve të përjashtuar janë edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Seanca e sotme do t’u kushtohet problemeve të qytetarëve, por kjo seancë pritet të jetë e tensionuar për shkak të vendimit që opozita mori dy javë më parë se nuk do të lejojë asnjë mbledhje normale të parlamentit.

Për më tepër, 23 deputetët demokratë të cilët janë përjashtuar nga parlamenti për 10 ditë do të shkojnë në Kuvend, pavarësisht se sipas socialistëve, masa disiplinore ndaj tyre përfundon ditën e martë.