Deputetët e PD-së dalin nga selia blu, nisen drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit

Deputetët e  opozitës kanë dalë nga selia blu dhe janë nisur drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, për t’iu bashkuar protestuesve që janë mbledhur para Kryeministrisë që prej orës 18:00.

Kreu i  Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boci, etj janë deputetët që po marshojnë në këmbë, ndërsa po ecin ngadalë.

Kujtojmë se nga kjo protestë opozita synon krijimin e një qeverie teknike, ndërsa nuk ka skenar sesi do të zhvillohet.

Opozita ka paralajmëruar për mosbindje civile, teksa 1500 forca policie janë angazhuar për ruajtjen e rendit.