Deputetët e opozitës mësyjnë në komisionin për Çështjet Evropiane, nuk lejojnë zhvillimin e mbledhjes
- 10 November, 2023
Deputetët e Partisë Demokratike që kanë qenë duke marrë pjesë në komisionin për Çështjet Evropiane kanë shkaktuar sërish tensione duke bërë që mbledhja të kalojë online.
Deputetët Saimir Korreshi, Oerd Bylykbashi dhe Lefter Gështenja nuk kanë lejuar zhvillimin e saj në kushte normale.
Ata kanë ndjekur të njëjtin skenar si me komisione të tjera që janë zhvilluar në javët e fundit, që prej nisjes së “aksionit opozitar”, siç e konsiderojnë ata, kundër shkeljes së të drejtave kushtetuese nga ana e mazhorancës.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ