Deputetët e opozitës krijuan tensione dje në Kuvend, PS mbledh firmat, do të kërkojë përjashtimin e tyre
- 3 November, 2023
Partia Socialiste ka mbledhur firmat dhe do t’i kërkojë Kuvendit përjashtimin e deputetëve të opozitës që u përfshinë dje në kaos.
Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj. Sakaq, pritet të jenë rreth 4 ose 5 deputetë të opozitës për të cilët do të kërkohet përjashtimi, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Sekretariatit të etikës.
Ndër të tjera thuhet se një prej deputetët për të cilët do të kërkohet përjashtimi është Ervin Salianji, i cili u bë dje protagonist në sallën e Kuvendit, ku hodhi dhe tymuese.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ