Deputetët e opozitës bllokojnë votimin, Spiropali shtyn seancën: Uroj të vini me mend të tjera
Seanca plenare e Kuvendit u ndërpre për shkak të tensioneve mes deputetëve, pasi disa deputetë të opozitës morën kartat e votimit të deputetëve socialistë, duke pamundësuar procesin e votimit.
Në këto kushte, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vendosi të shtyjë seancën për të hënën në orën 10:00.
Spiropali, gjatë njoftimit për shtyrjen e seancës, bëri thirrje që deputetët të respektojnë etikën dhe rregulloren e Kuvendit.
“Kartat e deputetëve janë marrë nga vendet e tyre në mënyrë krejt të paarsyeshme. Për shkak të situatës së krijuar, akteve të dhunës së përsëritur dhe problemeve të rënda në mbarëvajtjen e seancës, seanca shtyhet për të hënën në orën 10:00. Uroj që atë ditë të vini me mend të tjera dhe të respektoni rregulloren,” tha Spiropali.
Tensionet në Kuvend kanë vijuar për disa seanca radhazi, duke krijuar situata të paprecedenta gjatë zhvillimit të punimeve parlamentare.