Deputetët demokratë dhe protestuesit lënë Kryeministrinë pas përplasjes me policinë, zhvendosen në një institucion tjetër shtetëror

Opozita ka thirrur ditën e hëne protestën kombëtare në të cilën ka bërë thirrje për mosbindje civile. Demokratët janë mbledhur para kryeministrisë dhe kanë paralajmëruar një protestë jo normale, në të cilën nuk do të ketë fjalime.

Organizimi i tubimit është mbajtur i fshehtë, ndërkohë që është paralajmëruar paralizimi i jetës normale. Këto qëndrime të ashpra kanë ardhur pas dënimit me burg dhe heqjen e mandatit të Ervin Salianjit.