Departamenti i Shtetit thirrje urgjente amerikanëve: Largohuni menjëherë nga Irani, koha po mbaron
- 19 June, 2025
Departamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar një thirrje urgjente për të gjithë qytetarët amerikanë që ndodhen në territorin e Iranit, duke u kërkuar atyre të largohen menjëherë për shkak të rreziqeve në rritje që lidhen me tensionet dhe situatën e pasigurt në vend.
“Bëni një plan për t’u larguar nga Irani, që nuk mbështetet në ndihmën e qeverisë amerikane. Nëse nuk mund të largoheni, gjeni një vend të sigurt në vendbanimin tuaj ose një ndërtesë të sigurt. Koha po mbaron”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga DASH.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ