Denoncoi gabimisht vjedhjen e telefonit në Polici, Sekretaria e Transportit në Angli jep dorëheqjen!

Louise Haigh ka dhënë dorëheqjen si Sekretare e Transportit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se ajo pranoi se u deklarua fajtore për një vepër penale që lidhej me faktin se i kishte thënë gabim policisë, se një telefon celular i punës ishte vjedhur në vitin 2013.

Në një deklaratë të enjten mbrëma, zonja Haigh tha se zbuloi “disa kohë më vonë” se telefoni nuk ishte vjedhur.

Në letrën e saj të dorëheqjes mëngjesin e sotëm, ajo e cilësoi atë si një “gabim”, por tha se “sido që të jenë faktet e çështjes, kjo çështje do të jetë pashmangshmërisht një shpërqendrim nga kryerja e punës së kësaj qeverie”.

Ajo shkroi: “Siç e dini, në vitin 2013 u grabita në Londër. Si një grua 24-vjeçare, përvoja ishte e tmerrshme. Menjëherë pas kësaj, unë raportova ngjarjen në polici”.

“I dhashë policisë një listë të pasurive të mia që besoja se më kishin vjedhur, duke përfshirë telefonin tim të punës. Pak kohë më vonë zbulova se aparati në fjalë ishte ende në shtëpinë time.

“Duhet të kisha informuar menjëherë punëdhënësin tim dhe të mos e bëja këtë menjëherë, ishte një gabim”.

Si përgjigje, Sir Keir Starmer falënderoi zonjën Haigh për “të gjitha që keni bërë për të ofruar axhendën ambicioze të transportit të kësaj qeverie”.

“E di që keni ende një kontribut të madh për të dhënë në të ardhmen”, tha ai më tej.