Denoncimi/ Ja si i torturon qytetarët kompania ajrore
Pasagjerët e linjës Londër-Tiranë kanë denoncuar kompaninë ajrore #wizzair .
Sipas mesazheve që ata dërgojnë, avioni është ulur në aeroportin e Shkupit rreth një orë më parë, me justifikimin se në TIA ulja nuk bëhet dot për shkak të motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë në orët e mbrëmjes.
Kompania është shrehur se pasagjerët do të merren me autobuz për t’u sjellë në Tiranë, por që pas momentit të mbërritjes askush nga kompania nuk ka shkuar t’i sqarojë apo t’i udhëzojë.
Nuk është hera e parë që kjo kompani akuzohet nga qytetarët udhëtarë për abuzime të shumta, që nga cilësia e udhëtimit, pagesat e pakuptimta për check-in, bagazhet apo edhe për vonesat e shumta. Kur do të marrë fund ky abuzim dhe a do të bëhet serioze kjo kompani. Kujtojmë se udhëtarë janë edhe fëmijë të vegjël