Denoncimi i PL për vjedhjen në seli, Prokuroria regjistron kallëzimin e nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kallëzimin e depozituar Partia e Lirisë, ku njoftoi vjedhjen nga persona të pautorizuar të rrjetit të komunikimeve elektronike brenda selisë së saj.

 

Në kallëzimin që mban firmën e Ilir Metës, thuhet se në zyrat e PL janë grabitur gjatë mesnatës, ku disa persona të paautorizuar kanë marrë një pajisje elektronike (hard-disc), si dhe kanë kryer dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

Po ashtu, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryerjen e veperimeve hetimore në terren.

Janë pyetur 6 persona në cilësin e personave që kanë dijenin për rrethanat e hetimit.

Janë kqyrur kamerat e subjekteve përreth dhe kamerat e selisë së PL.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dvr dhe hardiskun e ri që në kallëzim pretendohet se është i ndërruar.

Të martën për këtë hetim do të ketë një takim mes grupeve të punës së OPGJ-ve, Policisë dhe Prokurorisë.