Denoncimi i Berishës: Shqiptarët do të llahtarisen…mund të jenë vjedhur 90% të fondeve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me fondet për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri gjatë 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës.
Në studion e SYRI TV, Berisha theksoi se shqiptarët do të llahtarisen kur të marrin vesh të vërtetën në lidhje me fondet për ndërtimin e rrugëve, pasi rreth 90% të tyre janë vjedhur.
“Unë asnjë rrugë nuk e kam ndërtuar me PPP. Të gjitha rrugët i kam ndërtuar me buxhet. Absolutisht do të hiqet. Do hiqen tollet dhe nuk do të ketë në asnjë rrugë. Kemi ndërtuar 11 mijë km rrugë me buxhet dhe financime të bankave partnere. Kreditë kanë qënë të trupëzuara në buxhet. Këta bëjnë pazare me ndërtuesit për tollet në rrugë. Shqiptarët kur ta mërrin vesh të vërtetën e djegësave do të llatahrisen, kur të marrin vesh të vërtetën e rrugëve do të llahtarisen.Mund të jenë vjedhur 90% të fondeve për rrugët. Këta janë të paimagjinueshëm. Merr tunelin e Llogarasë, vjen slloveni me ofertë 130 milionë, shkon Gjoka me 140 milionë euro dhe e fiton turku me 190 milionë euro, pra vjedhin me një dorë 50 milionë dhe Gjoka e ndërton. Media po më censuron në mënyrë barbare,” tha Berisha.