“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist”, reagon Rama: Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizimit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmin e Hamasit kundër Izraelit, sulm i cili u regjistrua mëngjesin e kësaj të shtune. Shefi i qeverisë shqiptare thotë se Shqipëria e dënon me forcë një akt të tillë.
“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Rama.
Grupi i Hamasit lëshoi mijëra raketa në drejtim të Izraelit mëngjesin e së shtunës (7 tetor). Raportohet se deri më tani janë 22 viktima dhe 545 të plagosur nga sulmi me raketa.
Kryeministri i Izraelit e ka konsideruar “luftë” sulmin e grupit të Hamasit dhe është kundërpërgjigjur.