Dënohet me 3 vite burg ish-kryebashkiaku Jorgo Goro (AKUZAT)

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro dënohet me 3 vite burg.

Pas hetimeve të SPAK, Goro është shpallur fajtor për shpërdorim detyre dhe refuzim për deklarim dhe fshehje pasurie.

Vendim që vjen vetëm pak orë pasi GJKKO dënoi me masën arrest me burg edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Prej marsit 2024, Goro ndodhet në burg, pasi akuzohet nga SPAK se, në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, ka mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtetërore në Himarë, në favor të privatëve, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Këto pasuri janë aktualisht në zotërim të një shoqërie të Artan Gaçit, bashkëshortes së deputetes socialiste Olta Xhaçka, e cila ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Gjykata ka sekuestruar një apartament në pronësi të tij, ndërsa ai akuzohet edhe për tjetërsimin e një sipërfaqeje në favor të Arqilea Bollanos, i cili e zëvendësoi atë si kryetar i komanduar i bashkisë Himarë pas arrestimit.