Dënohen Leonard Luzi dhe Amarildo Nikolli për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, GJKKO tregon sa vite burg do vuajnë
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin përfundimtar për Leonard Luzin dhe Amarildo Nikollin, të akuzuar për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe vepra të tjera penale.
Pas shqyrtimit të çështjes në apel, trupi gjykues vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke dënuar Leonard Luzin me 7 vite e 4 muaj burg dhe Amarildo Nikollin me 2 vite e 9 muaj burg.
Të dy të pandehurit u shpallën fajtorë për disa vepra të rënda penale, përfshirë sigurimin e kushteve për të kryer vrasje dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Vendimi përfshin edhe sekuestrimin e provave materiale dhe ngarkimin e tyre me shpenzimet gjyqësore, ndërsa u la e hapur mundësia për rekurs në Gjykatën e Lartë brenda afatit ligjor.
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Tiranë, më datë 19.05.2025
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), më datë 19.05.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 20 akti, datë 19.02.2025 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit/të pandehurit L.L. (Z., S.), kundër vendimit nr. 04, datë 10.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit L.L. (Z., S.), për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 4 (katër) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit L.L., për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasve E.M., i njohur me pseudonimin “Q.” dhe I.H., i njohur me shkurtim emri “I.”, ose me nofkën “***”, në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit A.N., dhe M.K., të parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal, dhe, në bazë edhe të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit L.L., për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e “grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit A.N., dhe M.K., parashikuar nga nenet 278/1, dhe 28/4, të Kodit Penal, dhe, në bazë edhe të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 10(dhjetë) vite burgim.
Ne aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit L.L. (Z., S.) me një masë të vetme prej 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin L.L. fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N., për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N., për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasve E.M., i njohur me pseudonimin “Q.” dhe I.H., i njohur me shkurtim emri “I.”, ose me nofkën “***”, në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit L.L., dhe M.K., të parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal dhe, në bazë edhe të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N., për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e “grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit, L.L. dhe M.K., parashikuar nga nenet 278/1, dhe 28/4, të Kodit Penal, dhe, në bazë edhe të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit A.N. me një masë të vetme prej 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Në bazë të nenit 28/7 të Kodit Penal si dhe nenit 37/a të K.Pr.Pernale, uljen e dënimit dhe, dënimin përfundimtar të të pandehurit A.N., me 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.N. fillon nga dita e arrestimit të tij, dhe të kryhet në një nga Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpuntorëve të Drejtësisë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M.K. (alias M.I. alias M.M.), për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M.K., për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasve E.M., i njohur me pseudonimin “Q.” dhe I.H., i njohur me shkurtim emri “I.”, ose me nofkën “***”, në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit A.N., dhe L.L., të parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal dhe, në bazë edhe të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 7(shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M.K., për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e “grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit, L.L. dhe A.N., parashikuar nga nenet 278/1, dhe 28/4, të Kodit Penal, dhe, në bazë edhe të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit M.K. me një masë të vetme prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, prova materiale që është:
-një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një selenciator me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin GEMTECH SPRINGFIELD MA U.S BOISE I.D, G.M, 7.9 MMGEMTECH, COM/PATENS dhe 10 fishekë të kalibrit 9 mm, konform nenit 36 të K.Penal, të kalojnë në favor të shtetit.
-Prova materiale:
-një telefon celular i markës Iphone, model A 2221, me numër IMEI *** dhe kartë SIM me numër serial ***;
-Një DVR me ngjyrë të zezë me shënimin Digital Vidio Recorder, alhua, me numër serie DHI-XVR108HS-4KL e kamerave të sigurisë së Pastiçerisë ***;
-Një CD me pamjet filmike të pastiçeri ***;
-Një CD me pamjet filmike të Bar ***;
-Një CD me pamjet filmike të hyrjes së Pallatit në afërsi të Shkollës së Mesme ”Qemal Ataturk”;
-Një CD e aktit te ekspertimit;
-CD e ardhura nga Kompanitë celulare, të bëhen pjesë e fashikullit.
Shpenzimet hetimore në masën 37,785 (tridhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë si dhe ato gjyqësore (sipas proçesverbalit bashkëlidhur), ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.
Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të arsyetuar të këtij vendimi.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 4, datë 10.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht;
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.