Denis Deliu drejt Ministrisë së Mbrojtjes? Ish-ushtaraku i Forcave Speciale përflitet si emër me potencial
Në qarqe të brendshme dhe burime jo zyrtare pranë Ministrisë së Mbrojtjes, po përflitet emri i Denis Deliut si një nga kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e kësaj ministrie.
Me një profil që ndërthur eksperiencën e tij si ish-ushtarak i Forcave Speciale dhe angazhimin e tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Deliu shihet si një figurë që mbart integritet profesional, disiplinë dhe një qasje realiste ndaj çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare.
Përmendja gjithnjë e më e shpeshtë e tij si alternativë për drejtim të lartë politik, pasqyron besimin që gëzon brenda strukturave të sigurisë dhe politikës shtetërore.