Dënimi nga Apeli/ Ervin Salianji:Kam firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafajt drejtuar SPAK, u çora fasadën
Ndërkohë Policia e Tiranës ka marrë më dorë vendimin e prokurorisë së Tiranës që kërkon të ekzekutohet vendimi i formës së prerë të Apelit për dënimin me 1 vit burgim të deputetit Ervin Salianji, me akuzën “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”. Salianji ka deklaruar ka firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj ish-ministrit, Fatmir Xhafajt drejtuar SPAK. Deputeti demokrat u shpreh se nuk do të dorëzohet, ndërsa u bëri thirrje mbështetësve t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike më 6 Tetor.
Ervin Salianji: Përballë do të më kenë sot, pas një viti, gjatë këtij viti, e kështu për vite me radhë, derisa këta të rrënohen. Burgosja ime është pjesë e planit të Ramës.Si ka mundësi që krerët e opozitës duke filluar nga Berisha janë në burg ose në procedim? Sali Berisha u mori 600 mijë vota pa vulë.Unë çora fasadën me denoncime dhe prova, dhe këta përpëliten e mendojnë si të mjerë që do të më mposhtim me burg. As që mund të mendohet, dhe as që e mendoj të dorëzohem.Nuk do të dorëzohemi është dita jonë e forcës. Më 6 tetor në Tiranë duhet të jemi të gjithë bashkë për të mbytur gëzimin e ligë se po shfarosin PD-në. Nuk e bëjnë dot. Sot është kurrë, është një deklaratë nga ana ime, siç e kam paralajmëruar gjatë javës sapo kam firmosur kërkesën për fillimin e hetimit pasuror për Fatmir Xhafën drejtuar SPAK.