Dëmtimi ndaj Lazios, Leao rrezikon gjysmëfinalen e Champions League kundër Interit
Dhimbje koke për trajnerin Stefano Pioli në prag të duelit gjysmëfinal të Champions League ndaj Interit.
Leao la fushën i dëmtuar në sfidën përballë Lazios, duke rritur rrezikun e mungesës në “derbin Europian të Madoninës”. Portugezi luajti vetëm 11 minuta kundër kryeqytetasve për shkak se ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë. përplasja me portierin e Lazios duket se rezultoi fatale për Leaon, pasi tani duhet të kryej ekzaminimet për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.
23-vjeçari u përpoq të rikthehej në fushë, por Pioli nuk kishte ndërmend të rrezikonte, duke e ulur në stol.
Një lajm aspak i mirë për tifozët kuqezi, të cilët shpresojnë që dëmtimi të mos jetë i rëndë dhe Leao të jetë i gatshëm për duelin e së mërkurës ndaj rivalit historik. Milan synon të marrë një rezultat pozitiv në përballjen e parë gjysmëfinale, për të shpresuar më pas tek kalimi në finalen e madhe.
Leao do të ishte mungesa e madhe për Milanin, e cila tenton të rikthehet kompetitive dhe në kompeticionet Europiane.