Demokratët caktojnë kandidatët për deputet përmes Primareve, ja se si përcaktohet renditja
Mbi 41 mijë anëtarë të PD morën pjesë për të zgjedhur kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit përmes Primareve. Me rregullin 1 anëtar një votë, qytetarët iu drejtuan kutive në 12 qarqe të vendit.
Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me mbi 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me mbi 4,240 dhe Korça me mbi 3,738 votues.
Në Lushnjë ka pasur 1450 votues. Divjaka ka mbyllur zgjedhjet, teksa kanë votuar 800 anëtarë të PD. Në Berat po ashtu u mbyll procesi, ku kanë votuar 815 anëtarë të PD-së. Në Kukës ka pasur 935 votues, në Has kishte 1050 votues, ndërsa në Tropojë 830.
Në Shkodër votuan 1785 anëtarë të Partisë Demokratike, në Malësinë e Madhe 781 votues, në Vaun e Dejës 701 votues, në Pukë 586 dhe në Fushë Arrëz 588 votues.
Me publikimin e rezultateve finale, do përcaktohet edhe pragu i votave për secilin kandidat për të ardhur në Kryesinë e PD.
Më pas, do të jetë Kryesia e PD ajo e cila do të bëj renditjen e tyre që do jenë në listën e mbyllur dhe në listën e hapur të zgjedhjeve të 11 majit.