Delvinë/ Arrestohet 47-vjeçari që mbante arsenal armësh në banesë, policia zbulon kallashnikov dhe…
Policia e Delvinës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Sunrise”, që kishte si objektiv goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Në pranga ka rënë shtetasi L. T., 47 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se mbante armë zjarri dhe municione të fshehura në banesën e tij. Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë ushtruan kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan:
- 1 armë zjarri automatike tip kallashnikov
- 1 armë gjahu çifte
- 1 krehër kallashnikovi
- 2 krehra pistolete
- Një sasi fishekësh
Materialet hetimore ndaj të arrestuarit i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia njofton se do të vijojë kontrollet për goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë publike në zonë.