Delegacioni shqiptar udhëton drejt Vatikanit për ceremoninë e Papa Leo XIV, të pranishëm Begaj, Hasani dhe krerët fetarë
Krerët e komuniteteve fetare dhe përfaqësuesit politikë nga Shqipëria do të marrin pjesë nesër në ceremoninë e përurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa Leo XIV, që do të mbahet në Vatikan.
Në këtë ceremoni, që nis në orën 10:00, do të jenë të pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
Nga Kisha Katolike do të marrin pjesë kryeipeshkvi i kryedioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë (KISH), Imzot Gjergj Meta, dhe zv/presidenti i KISH, Imzot Simon Kulli.
Nga Kisha Ortodokse do të jenë të pranishëm Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla, dhe At Ignat Todri, ndërsa nga Komuniteti Mysliman do të udhëtojnë kreu i KMSH, Bujar Spahiu dhe Ejup Lila.
Delegacioni do të përfaqësohet gjithashtu nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane me Kryegjyshin Baba Mondi dhe gazetarin Ferdinand Samarxhi.
Pas ceremonisë, pjesëmarrësit do të bëjnë një foto me Atin e Shenjtë, ndërsa të hënën në orën 9:30 do të marrin pjesë në audiencën e Papa Leo XIV, së bashku me përfaqësues të kishave dhe traditave të ndryshme fetare.
Delegacionet do të shoqërohen nga ambasadorja e Shqipërisë në Shtetin e Vatikanit, Majlinda Frangaj.