Del nga shinat vagoni i trenit me pelegrin nga Kisha e Laçit

Incident në Milot, me trenin e linjës drejt Shkodrës që ka pësuar shkëputje. Një nga rrotat e vagonit të tretë ka dalë nga traversa, teksa po kthehej me pelegrin nga Kisha e Laçit në drejtim të qytetit bregdetar.

Pasagjerët e vagonit të tretë të udhëtarëve janë spostuar në vagonin e parë dhe të dytë. Ndërkohë, është bërë shkëputja e vagonit të tretë dhe treni me dy vagonë nga Laçi në Shkodër ka vazhduar udhëtimin.

Po ashtu, pritet mbërritja e paisjes nga Durrësi për të mundësuar vendosjen e vagonit në shina. Treni me dy vagonë pasagjerë ka mbërritur në Shkodër pa asnjë problem.