Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, rrezikohen banesat! Ndërhyn helikopteri me ujë

Zjarri që ka përfshirë fshatin Hoshtimë në Vlorë ka dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar banesa dhe zona të banuara. Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer, flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqe të pyllëzuara, duke përkeqësuar ndjeshëm situatën.

Ndërhyrja nga toka është vështirësuar, çka ka detyruar autoritetet të angazhojnë një helikopter të Forcave të Armatosura për ndërhyrje nga ajri me ujë. Operacioni i shuarjes së flakëve vijon, ndërsa zona mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por autoritetet e cilësojnë situatën si kritike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)