Del FOTOJA/ Këta janë vëllezërit që vendosën 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4 të programuara për shpërthim

Personat në foto janë vëllezërit që vendosën 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4 të programuara për shpërthim ditën e sotme. Kjo ngjarje e rëndë kriminale që do të kryhej me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse është parandaluar nga puna hetimore dhe profesionale e specialistëve të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3,  kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers” dhe si rezulat u bë ndalimi i shtetasit J. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë (dhe në Shkodër).Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi J. Sh., 23 vjeç, banues në Postribë, Shkodër.

 

Gjithashtu gjatë hetimeve për këtë rast janë sekuestruar 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4 me peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë, që do të përdoreshin nga dy vëllezërit.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të dokumentuar implikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshm