Del foto e autorit të dyshuar të vrasjes në Vlorë, Eris Mehmeti ndihmoi me …

Policia e Tiranës ka arrestuar Eris Mehmeti, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pas hetimeve të kryera nga policia e Vlorës, e cila ka identifikuar mjetin që u përdor nga autori i krimit.

Sipas hetimeve, rezulton se makina i ishte dhënë autorit nga Eris Mehmeti para kryerjes së vrasjes. Mjeti ishte modifikuar, duke i ndërruar targat, në përpjekje për të shmangur identifikimin nga autoritetet.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj Mehmetit, policia i ka sekuestruar edhe një aparat celular, i cili pritet të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të krimit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vrasja e Renato Hoxhajt dyshohet të jetë porositur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pistë që po hetohet intensivisht.