Deklaroi se është homos*ksual në BBV4, e afërmja e Bernardit tregon si e pritën familjarët: Ka qenë i martuar me një angleze…

Ditën e sotme në “Fan Club” ka qenë e ftuar e afërmja e Bernardit, konkurrentit të BBV4 i cili bëri bujë me deklaratën për orientimin e tij seksual.

Ajo shprehet se orientimin e tij seksual e dijnë vetëm rrethi i tij i ngushtë dhe se u detyrua ta tregonte publikisht për shkak të situatave të krijuara gjatë qendrimit të tij në shtëpinë e BBV4.

Ndër të tjera ajo tregon se familja e tij e priti shumë mirë deklaratën, ndërsa zbuloi se Bernardi ka qenë i martuar me një shtetase angleze dhe se te dyja vajzat e tij e mbështesin atë.

“E dinte vetëm rrethi shoqëror, jo shumë i gjerë, u ndje i detyruar ta thoshte në atë moment, ashtu siç u soll situata në shtëpi, nuk ka hyrë me këtë kauzë. Familja e priti shumë mirë, nuk mund ta hedhë poshtë një njeri të familjes. Çdo baba është krenar, ai ka qenë i martuar me një shtetase angleze e cila ka pasur një histori tjetër martesore, gjatë kohës që ka qenë i martuar fëmija ka marrë atësinë, ai ka edhe një vajzë tjetër biologjike, është bërë gjysh nga vajza e birësuar, të dyja vajzat e mbështesin shumë”, tha e afërmja.