Deklarata e fortë e presidentit Trump: E dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi “Udhëheqës Suprem”, nuk do ta vrasim!
Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një tjetër reagim në “Truth Social”.
Trump shkruan se e di se ku fshihet lideri supreme i Iranit, por që për momentin nuk do qëllojnë për ta vrarë.
Donald Trump shton se nuk do ta vrasim udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, të paktën jo për momentin.
“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi “Udhëheqës Suprem”. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje. Nuk do ta vrasim!, të paktën jo për momentin. Por nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve apo ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!” shkruan Trump.