Deklarata e Dumanit për statusin e prokurorëve, Manja: Kushtetuta kërkon një vullnet  më të gjerë se mazhoranca, prokurorët e SPAK do t’u duhet të …

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha një prononcim për mediat pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Ai u pyet për kërkesën e Dumanit për qartësim të statusit të prokurorëve pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar.

Manja: Kam qenë prokuror dhe sa herë vij këtu e konsideroj veten si shtëpinë time dhe mes miqsh dhe kolegësh dhe sa të jemi gjallë me këtë profesion jemi identifikuar. Isha si ministër për të prezantuar rekomandimet për luftën ndaj kriminalitetit.

Lidhur me kërkesën e kreu të SPAK për të qartësuar statusin e prokurorit pas mandatit 9 vjeçar. Tjetër gjë është e drejta që parashikon, ligji tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit. SPAK është prokurori dhe baraz me Prokurorinë  e Apelit. Prokurorët e SPAK do t’u duhet të garantohet profesioni në prokurori apeli.

 Sot Kushtetuta ka këtë parashikim, por prisni janë në vitin e pestë në momentin që do të shtrohet  kërkesa e tyre të jeni të bindur si ministër pa diskutim jam në krahun e tyre. Kur të shtrohet ky diskutim do te kemi një qëndrim. Kushtetuta kërkon një vullnet  më të gjerë se mazhoranca.