Deklarata e Dodik se Kosova dhe Mali i Zi duhet t’i bashkohen ‘Serbisë së Madhe’, Rama: E rrezikshme


Serbët, këtë shekull, duhet të formojnë një shtet të vetëm pjesë e të cilit të jetë edhe Kosova e Mali i Zi, deklaroi kreu i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, duke ngjallur edhe reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Duke e cilësuar deklaratën si të rrezikshme, kryeministri Edi Rama, shkruan në një postim ne rrjetin social ‘X’, se është i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët e BE-së e shpreson që shumë shpejt kjo heshtje të shuhet.
‘Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!’- shkruan Rama.