Dëbimi filloi! Shtëpia e Bardhë publikon foto të emigrantëve të lidhur me zinxhirë
Administrata e presidentit Donald Trump ka nisur dëbimet masive të emigrantëve ilegalë nga SHBA, duke dërguar një mesazh të qartë kundër imigracionit të paligjshëm.
Në platformën X, Shtëpia e Bardhë publikoi një foto që tregon emigrantë të lidhur me pranga dhe zinxhirë, ndërsa hipin në një avion ushtarak transportues. Fotoja shoqërohej me mesazhin: “Fluturimet e deportimit kanë filluar. Premtim i bërë, premtim i mbajtur.”
Sipas të dhënave, mbi 250,000 banorë të Nju Jorkut janë urdhëruar të dëbohen që nga viti 2000 deri më 2024. Vetëm në dhjetor, mbi 5000 venezuelianë u dëbuan nga ky shtet me vendim gjykate. Kjo shifër është pjesë e përpjekjeve të reja të administratës për të zbatuar me rigorozitet politikat e saj kundër imigracionit të paligjshëm.