Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për korrupsion dhe krimin e organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Behar Bajri (Brajoviq), Astmer Bilali dhe Safet Rustemi (Bajri).
Në vendim shkruhet se Behar Bajri dyshohet për kryerjen e veprave penale “vrasje me paramendim” të Fatbardh Licit, kryer në bashkëpunim, të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.
E arrestuar është dhe shtetasja Eria Ago. Kjo e fundit ka qënë në një lidhje dashurie me Safet Bajrin, me “të fortin e Shkodrës” që e ka përfshirë në ngjarjen ku u ekzekutua Fatbardh Lici. Sipas dosjes hetimore, vrasja e tij është bërë nga Astmer Bilali, në bashkëpunim me Safet Bajrin.
“Personat nën hetim Behar Brajoviq dhe Safet Rustemi provohet të kenë qënë në Tiranë në shoqërinë e disa personave, mes të cilëve dhe Eria Ago, ndërsa Astmer Bilali në Velipojë. Safeti i ka komunikuar Astmerit që të shkonte në Tiranë dhe ai është nisur nga atje në drejtim të kryeqytetit. Gjatë kësaj kohe personat nën hetim Behar Brajoviq e Astmer Bilali janë përfshirë në komunikime të vazhdueshmeve me shtetasin Ibrahim Lici, ku ka pasur debat ndërmjet këtyre të fundit. Kjo pasi shtetasi Ibrahim Lici e ka akuzuar Astmer Bilalin se ka vjedhur rikat e shtetasit Arjan Zogaj.
“Pasi personat kanë kryer vrasjen, personi nën hetim, Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa personi në hetim, Astmer Bilali është larguar drejt Tiranës së bashku me shtetasen Eria Agon. Më pas, destinacion ka qënë Vlora. Fakti që personi nën hetim Astmer Bilali nuk ka përdorur telefonin nga momenti që është larguar nga Tirana deri në kohën kur ai ka loguar në Fier, si dhe largimi i tij i menjëhershëm tregon që ai ka qënë personi që ka qëlluar me armë zjarri dhe këto veprime janë kryer prej tij në mënyrë që ai të mos kapej nga policia menjëherë pas ngjarjes për të shmangur konstatimin e gjurmëve të mundshme”.
Vijon …