Socialistët vijuan me marrjen e dëshmive në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, ndërsa nënkryetari Plarent Ndreca po vijonte mbledhjen ndonëse Vokshi vijonte të këmbëngulte që mbledhja është nul.
Kryetarja Albana Vokshi dhe deputeti Petrit Vasili u larguan nga mbledhja duke thënë se është e paligjshme, ndërkohë që Ndreca thërriti dëshmitaren tjetër Mimoza Dhembi. Kjo e fundit nuk ishte ende e pranishme dhe ndërkohë që Vokshi u largua nga mbledhja, Ndreca hodhi në votim ndërprerjen e mbledhjes. Vetëm me votat e PS dhe pa opozitën në sallë, mbledhja e ndërpre.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ