Debate të ashpra në Kuvendin e Zelandës së Re, deputetët Maori protestojnë me ‘haka’

Parlamenti i Zelandës së Re u përfshi nga debate të ashpra që përfunduan me një ritual “Haka” nga deputetët Maori, në përpjekje për të ndërprerë votimin mbi një projektligj që do të rishikonte një traktat 184-vjeçar midis britanikëve dhe popullit indigjen Maori.

Nënshkruar fillimisht në vitin 1840 midis Kurorës Britanike dhe më shumë se 500 krerëve Maori, Traktati i Waitangit përcaktonte mënyrën e qeverisjes midis dy palëve.

Interpretimi i klauzolave të këtij dokumenti ende udhëheq legjislacionin dhe politikat në ditët e sotme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)