Debat me tone të ashpra në parlament/ Basha: Je pjesë e aleancës së nongratave! Replikon Bardhi: Ke 2 kate në një kullë të shtrenjtë në Tiranë

“Beteja për partinë’ mes Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit është zhvendosur sot në parlament.

 

 

Luzlim Basha ka kërkuar me tona të ashpra në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar. Ai kërkoi Bardhit para kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave të dalë dhe ta thotë publikisht.

Ndërkohë Bardhi tha se Basha është vetëshpallur kryetar dhe nuk mund të mbledhë grupin parlamentar pasi vetëm 3 deputetë ka pas.

Në rendin e ditës janë parashikuar një sërë diskutimesh, ku mes tyre janë edhe dy kërkesat e deputetëve të grupit të Bardhit dhe Berishës për të ngritur komision hetimor për rrjedhjen e të dhënave dhe për kontratat publike në sektorin e shëndetësisë.

Ndërkohë, Gazment Bardhi kërkon ndryshimin e rendit të ditës dhe të futet projektvendimi për rishikimin e përbërjes se komisionit të reformës zgjedhore.