Debat i ashpër mes Laertit dhe Rozanës: E ke zemrën e zënë, ke dikë jashtë

Marrëdhënia mes Laertit dhe Valbonës ka shkaktuar debate të forta mes banorëve në “Big Brother VIP Albania 4”.

Rozana akuzoi Laertin se lidhja e tij me Valbonën është thjesht një lojë dhe se ai ka dikë jashtë shtëpisë.

Laerti e kundërshtoi duke thënë: “Çështja është shumë e thjeshtë… Nuk janë kardiologe, nuk e dinë si janë ndjenjat e mia. Rozana doli me një teori që unë e kam zemrën të zënë. Nuk e kuptoj çfarë pune ka ajo me zemrën time. Kur them që e kam dikë mike, Rozana thotë jemi thjesht të njohur. Si mund të thotë që e kam zemrën të zënë kur jemi vetëm të njohur? Nuk mund ta dish këtë pas një viti e gjysmë”.

Rozana e kundërshtoi, duke u shprehur se kjo nuk ishte një teori e saj: “Nuk e shpika vetë, e kam parë dy javë para hyrjes në këtë shtëpi”.

Debati vijoi me akuza të ndërsjella, ku Laerti pretendoi se Rozana ka ndërhyrë edhe në raportet e tjera mes banorëve.

Rozana nga ana tjetër u shpreh se nuk mund të qëndrojë pa folur kur sheh një gënjeshtër: “Po çfarë të bëj? Të të shoh ty duke gënjyer? Ky e ka dashurinë me fjalë këtu. Dashuria është me gjeste. Në moshën tënde….”

Laerti e sfidoi: “Ma trego si bëhet dashuri në këtë moshë?”.

Rozana e akuzoi se qëndrimi i tij është kontradiktor: “Dashurinë e Laertit me fjalë nuk e kuptoj. Njëherë ka qenë pervers, njëherë Valbonës i ka thënë nuk dua të të shoh… Unë e di që ti e ke zemrën e zënë. Dy javë para se të hynim këtu më ke kapur te shkallët e pallatit dhe më ke bërë këtë muhabet. Kam qenë në kafe me Laertin dhe shoqen e tij. Më pas e kam takuar tek shkallët dhe më ka folur vetëm për të. Kjo ka ndodhur vetëm dy javë para se të hynim këtu. Je përplasur me vajzën në rrugë tek ‘Tirana e Re’.”

Ndërkohë, debati vazhdoi edhe me krahasime mes lojës së tij dhe të banorëve të tjerë, ku Rozana e cilësoi Laertin si një lojtar të dobët: “Sot rrezikon Ola. Laerti është lojtar zero. Ka nevojë për mua si lojtare. Çfarë ka treguar ai në këtë shtëpi? Përveç historisë me Bonën që ka stisur, nuk ka bërë asgjë”.